MENU
klinika

Publikohen për herë të parë pamjet sekrete

Kur Enver Hoxha, Mehmet Shehu e Hysni Kapo pozonin me…

07.12.2020 - 11:53

       Publikohen dy fotografi të rralla të Kongresit të IV të PPSH-së, që u zhvillua në datat 13 deri në 20 shkurt të vitit 1961.

Ky do të ishte edhe kongresi i fundit ku do të merrnin pjesë edhe delegacionet nga vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, të njohura ndryshe dhe si “Demokracitë Popullore”.

Në punimet e këtij kongresi, regjimi komunist i Tiranës do të zyrtarizonte edhe prishjen përfundimtare të marrëdhënieve politike dhe ekonomike me Moskën. Madje, sipas kujtimeve të vetë Enver Hoxhës, si dhe dokumentarëve e kinokronikave të kohës, në atë kongres, diskutimet midis delegatëve të PPSH-së dhe atyre të ftuar nga vendet lindore, të udhëhequra nga Bashkimi Sovjetik, do të degjeneronin në akuza dhe kundërakuza personale.


Në këto dy fotografi zyrtare, që u realizuan pas përfundimit të punimeve të këtij kongresi, shihet qartë prezenca e pothuajse të gjithë ushtarakëve të lartë (gjeneralë dhe kolonelë) të ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ministrisë së Mbrojtjes Popullore.

Pjesëmarrja e madhe numerike e ushtarakëve të lartë nëpër kongreset e PPSH-së, tregonte qartë edhe rëndësinë e madhe që regjimi komunist i Tiranës, i jepte prezencës ushtarake në jetën politike të vendit.

Pas vitit 1961, këto pamje nuk do të bëheshin të njohura për publikun, pasi në të shfaqeshin një pjesë e mirë e ushtarakëve madhorë, të cilët, nga viti 1966 e kryesisht në vitin 1974, kur filloio goditja ndaj të ashtuquajturit “Grupi puçist i Beqir Ballukut”, do të pësonin goditje të njëpasnjëshme (arrestime, internime dhe ekzekutime) në karrierën e tyre.

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!