MENU
klinika

Vrasje, shfrytëzim prostitucioni e drogë,

Kush janë tre të dënuarit që morën letrat e OFL-së?

15.12.2020 - 13:14

Tre të dënuar nga Tirana, Elbasani e Bulqiza morën sot njoftimin nga Operacioni Forca e Ligjit, se duhet të deklarojnë burimet e pasurisë.

“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve Aleksandër Kuqja, Haxhi Përkoxha, Vasil (Vladimir) Bajraktari.

Aleksandër Kuqja, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

Haxhi Përkoxha, banues në Bulqizë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Vasil (Vladimir) Bajraktari, banues në Tiranë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” në rrethana rënduese, i kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.