MENU
klinika

85 vota pro

Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin e vitit 2021

30.12.2020 - 11:01

Ditën e djeshme në kuvendin e Kosovës është shqyrtuar leximi i dytë i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore të buxhetit të 2021, i cili edhe është miratuar me 85 vota pro.

Buxheti është miratuar me procedurë të shpejtë me një mocion procedural të propozuar nga vetë deputetët. Përveç koalicionit qeverisës, buxheti për vitin e ardhshëm u votua edhe nga partitë opozitare, si Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës është thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me qëllim që buxheti të miratohej përpara se të shpërndahet Kuvendi dhe të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Ditën e djeshme seanca ishte përcaktuar të bëhej në orën 14:00 por për shkak se raporti  lidhur me rekomandimet e amandamenteve nuk ishte gati kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka njoftuar se seanca është shtyrë për në orën 17:00.

Kuvendi i Kosovës pritet të shpërndahet, pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës, javën e kaluar, e ka shpallur jo kushtetuese mënyrën se si është zgjedhur Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Bashkimi Evropian dhe mekanizma të tjerë kishin bërë thirrje që Kuvendi të mos shpërndahet pa u miratuar buxhetin e vitit të ardhshëm i cili kap vlerën e 2.4 miliardë eurove.

Kuvendi i Kosovës pritet të shpërndahet, pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës, javën e kaluar, e ka shpallur jo kushtetuese mënyrën se si është zgjedhur Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti.