MENU
klinika

Emrat e anëtarëve

Kuvendi voton sot ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty

03.12.2020 - 09:36

Sot në orën 10:00 do të zhvillohet seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të votohet për përbërjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për raportin e Dick Marty-n.

Sipas informacioneve për mediat, nga mazhoranca do të jenë anëtarë Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Adnor Shameti, Alket Hyseni, Ermonela Felaj.

Ndërkohë që nga opozita parlamentare do të jenë Myslim Murrizi, Edmond Stojku, Enver Roshi, Elena Xhina.

Mësohet se komisioni do të drejtohet nga Ulsi Manja dhe në seancën plenare e sotme do të miratohen emrat e 9 anëtarëve.

Më datën 26 nëntor Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar, i cili do hetojë raportin e ish-eurodeputetit Dick Marty mbi krimet në luftën e Kosovës.

Ndër të tjera në Kuvend do të diskutohet dhe dekreti i Presidentit Meta për kthimin e ligjit për policinë e shtetit.

Screenshot_1.png