MENU
klinika

Serie A, Java 12

Lazio e pafuqishme, Pippo Inzaghi ndal vëllain e tij

15.12.2020 - 22:44

Nuk ka fitues në derbin e familjes Inzaghi, të paktën në sfidën e parë mes tyre si trajnerë. Benevento e drejtuar nga Filippo Inzaghi ka marrë barazim 1-1 në shtëpi përballë Lazios së drejtuar nga Simeone Inzaghi. Bardhekaltrit mbeten në vendin e tetë, pikë me vlerë për Beneventon.

Ishte Ciro Immobile ai që ka hapur sfidën dhe e ka bërë me një gol vërtet spektakolar…Një krosim i Lazzari në krah të djathtë është goditur fluturimthi dhe në stil “Ibrahimovic” nga sulmuesi i Lazios, që ka befasuar si mbrojtësin, ashtu edhe portierin.

Ky ishte goli i 6-të në Serie A për bomberin, teksa në Champions i ka shënuar 5 deri tani. Jo keq për fituesin e “Këpucës së Artë” edicionin e kaluar. Megjithatë, Schiatarella në limitin e pjesës së parë barazon për vendasit. Pjesa e dytë nuk sjell më gola, edhe pse ishte e luftuar.