MENU
klinika

Serie A, Java 10

Lazio rikthehet te suksesi, Strakosha në stol

05.12.2020 - 17:19

Lazio rikthehet te suksesi! Dy gola të anuluar, dy shtylla dhe 3 gola në total! Ndeshja Spezia-Lazio i pati të gjitha, por që sigurisht dhuroi emocionet e duhura dhe tregoi se në Serie A çdo sfidë paraqet rreziqet e saj, edhe pse në letër gjërat janë krejt ndryshe. Lazio fitoi 1-2.

Skuadra e Simone Inzaghit merr 3 pikë tepër të rëndësishme në “Dino Manuzzi” të Çezenas dhe i falet golave në pjesën e parë të Immobile dhe Milinkovic-Savic (mjaft gol i bukur në goditje dënimi).

Bardhezinjtë, në 45′ e para, megjithatë, ishin të rrezikshëm dhe dy herë goditën shtyllën duke qenë të pafat. Në pjesën e dytë, goli i bukur i Nzola rihapi sfidën teksa Caicedos iu anulua gol për pozicion të parregullt. Deri në fund, vendasit shpresuan te 2-2, por nuk erdhi.

Erdhi një tjetër gol, nga Pereira i Lazios, por edhe ai i anuluar me VAR pak minuta më pas. Pas 4 minutash shtesë, arbitri Cif vërshëlleu fundin. Për bardhekaltërit një kërcim në renditje duke shkuar 17 pikë pas 10 javësh kampionat. Strakosha sërish në stol, ashtu si në Champions League, Reina titullar.