MENU
klinika

Vetëm një javë pas ardhjes në jetë

Ledri dhe Sara i hapin të voglës llogari në Instagram!

24.12.2020 - 11:00

Shtatë ditë më parë, reperi Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha, u bekuan me fëmijën e tyre të parë.

Sara solli në jetë një vajzë të cilën çifti e pagëzoi me emrin super të veçantë, Poem Blu.

Bebushja e tyre është kthyer në fëmijën më të komentuar këto ditë në media e rrjete sociale, madje as Sara dhe as Ledri nuk na i kanë kursyer fotot e të voglës në rrjete sociale.

Sot, ata ndanë foton shumë të ëmbël si një familje mirëpo Ledri nuk është mjaftuar me kaq.

Reperi ka ndarë në llogarinë e tij edhe një foto me të voglën, të cilën e ka shëtitur sot me karrocë.

Madje, ajo që na ra në sy krahas kësaj fotoje kaq të ëmbël është fakti që Ledri dhe Sara i kanë hapur bebushes një llogari në Instagram!

 

Momentalisht, llogaria e saj është private dhe ndjek vetëm dy persona (sigurisht Ledrin dhe Sarën), ndërsa ne po presim me padurim që kjo llogari të bëhet aktive e çifti të publikojë sa më shumë poza të Poem Blu-së!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN