MENU
klinika

Video

Marina Abramoviç: Përqafojini pemët, janë njëlloj si ne!

03.12.2020 - 14:12

         Artistja e famshme Marina Abramoviç, më 5 dhjetor do të ketë një performancë në lidhje me pemët, që artistja e propozon si një terapi për traumën e vitit 2020, raportojnë mediet e huaja.

Pas një izolimi të tmerrshëm gjatë vitit 2020, Abramoviç na mëson sesi të çlirohemi shpirtërisht duke përqafuar një pemë.

“Pemët janë si njerëzit, kanë inteligjencë dhe ndjenja”, – ka thënë ajo, duke vënë në pah faktin se ato janë dëgjuese të heshtura.

“Ju mund të ankoheni tek ato. Është një praktikë që fillova shumë kohë më parë, gjatë qëndrimit në Amazonë”, – ka shpjeguar ajo.

“Shko në parkun më të afërt, zgjidh pemën që të pëlqen, shtrëngoje fort dhe çlirohu. Rrini kështu për të paktën për 15 minuta. Është terapia më e mirë që mund të bëni”, – ka shpjeguar ajo përmes një videoje, pa harruar të paralajmërojë se do të takohet me ndjekësit më 5 dhjetor, pikërisht për këtë ritual: të përqafimit të pemëve!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"The Guardian" in Memoriam

Ulay, njeriu dhe artisti par excellence


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit