MENU
klinika

Një emision dedikuar tërësisht fëmijëve

“Më thuaj një dëshirë”, zbulohet surpriza e Fjoralba Ponarit!

02.12.2020 - 11:20

Fjoralba Ponari  ka zbuluar surprizën e fshehur pë shumë kohë! Moderatorja do të shfaqet në ekran me një emision dedikuar tërësisht fëmijëve, i cili do të drejtohet i gjithë nga Fjoralba.

“Më thuaj një dëshirë” titullohet emisioni.

Moderatorja ka zbuluar disa detaje të veçanta për emisionin. Ajo ka treguar se transmetimi i tij do të nisë në janar 2021 dhe është shprehur se dhe vetë e ka përjetuar shumë këtë emision gjatë xhirimeve dhe se ka kuptuar disa të vërteta të hidhura.

Uff aman se kam rënë 5 kilogramë që kur kam filluar xhirimet. Sa më shumë i largoheshim qendrës së kryeqytetit, aq më të thjeshta, të pafajshme e që të thyenin zemrën ishin dëshirat”, shprehet moderatorja.

Ajo ka treguar se ky program do të jetë ndryshe nga të tjerët, sepse mbi të gjitha është shumë real.

Ka shumë ndryshime që mundeni t’i dëshmoni dhe ju vetë me të filluar transmetimin, por do veçoja mbi të gjitha që është i vërtetë”, ka thënë Fjoralba për ndjekësit.