MENU
klinika

Serie A, Java 13

Milan dhe Inter nuk falin, mbajnë kreun

20.12.2020 - 16:59

Milan është rikthyer te fitorja në Serie A, duke mbajtur kreun. Kuqezinjtë nuk mposhten prej 8 marsit 2020 në kampionat. Te besuarit e Piolit sot fituan 1-2 në një transfertë të vështirë me Sassuolon. Ndërkohë, fiton edhe Inter në shtëpi 2-1 me Spezia-n.

Kuqezinjtë zëre se e kanë nisur ndeshjen nga dhomat e zhveshjes me 1-0. Goli më i shpejtë në Serie A, i shënuar nga një futbollist i Milanit. Por edhe goli më i shpejtë u shënuar ndonjëherë në 5 ligat kryesore europiane. Rafael Leao e ndëshkoi skuadrën kundërshtare në sekondën e gjashtë.

Askush nuk kishte shënuar kaq shpejt më parë dhe rekordi në fakt është përmirësuar me dy sekondë. Paolo Poggi kishte shënuar me fanellën e Piacenza kundër Fiorentina-s, për 8 sekonda në vitin 2001.

Theo Hernandez i papërmbajtshëm në krah. Milani dyfishoi në 26’, pasi spanjolli niset si rrufe dhe pasi merr fundin pason për Saelemaekers që finalizon. Kundërsulm zjarr nga kuqezinjtë, të cilëve iu anulua edhe goli i Calhanoglu. Pjesa e parë mbyllet 0-2. Në 89’, Sassuolo ngushton me Berardin, por pa qenë në gjendje të barazojë.

Pas një pjese të parë të dominuar por pa gol, Interi ka arritur të zhbllokojë në fillim të pjesës së dytë ndaj Spezias. Kundërsulmi rrufe nga Lautaro Martinez, që gjen Hakimin, i cili “djeg” Provedel dhe realizon golin e avantazhit për ekipin e Contes.

Intger dyfishoi me golin e Lukakut me penallti (prekje me dorën e hapur nga Nzola brenda zone). Pas shqyrtimit të imazhit në monitor në VAR, Fabbri cakton penallti për zikaltrit, me belgun që realizon për 2-0. Piccoli ngushtoi në 95’ në 2-1. Në ndeshjet e tjera u dhanë këto rezultate: Torino-Bologna 1-1, Cagliari-Udinese 1-1, Benevento-Genoa 2-0.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një fitore e vështirë ndaj Sllovakisë

Anglia kualifikohet për në çerekfinalen e Euro 2024

Kampionët në fuqi i thonë “lamtumirë” Europianit

Zvicra e Xhakës dërgon Italinë në ‘shtëpi’