MENU
klinika

Një prej policëve rrezikon humbjen e syrit

Ministria e Shëndetësisë: 8 efektivë dhe 2 protestues të lënduar

09.12.2020 - 21:03

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se Urgjenca Kombëtare në vendngjarje, ka dërguar në spitale 10 të lënduar nga protesta e dhunshme të zhvilluar në Bulevardin “Dëshmoret e Kombit”.

Tetë punonjës të policisë dhe dy protestues janë duke u trajtuar në spitalet universitare të Tiranës, ku njeri prej punonjësve të rendit ka dëmtime më serioze.

Në spitalin e Traumës po trajtohen aktualisht 7 punonjës të policisë dhe 2 protestues në gjendje të stabilizuar. Ndërsa në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po trajtohet një punonjës i policisë, gjendja e të cilit, sipas mjekëve, është serioze, pasi rrezikon humbjen e njërit sy dhe pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Urgjenca Kombëtare dhe strukturat shëndetësore vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë.