MENU
klinika

"Mbi 90% e rasteve të Covid duhet të kalojnë pa mjekim"

Mjeku Sulçebe: I shqetësuar për mjekimet e tepërta

02.12.2020 - 17:59

Komiteti i Ekspertëve vendosi të mbajë të njëjtat masa kufizuese në një afat të pacaktuar, por ekspertët mjekësore janë kundër tyre. Në një seminar të zhvilluar nga Akademia e Shkencave mbi situatën e pandemisë së Covid në Shqipëri, ekspertët kanë dhënë disa sugjerime si masa parandaluese.

Alban Ylli gjatë diskutimit të tij u shpreh se pandemi mund të shkaktojë nga 10 mijë deri në 15 mijë vdekje nëse nuk merren në kohë masat parandaluese. “Pandemia është serioze dhe mund të shkaktojë deri në 15 mijë vdekje në Shqipëri deri në përfundim të ciklit. Ndaj dua të them se duhen marr masa të tjera për të shpëtuar jetë. Duhet të zgjedhim nëse lëmë hapur shkollat të mbyllim baret ose nëse zgjedhim ekonominë të mbyllim shkollat”, tha Ylli.

Ndërsa mjeku Sulçebe ngriti shqetësimin mbi mjekimet e tepërta, pasi sipas tij, mbi 90% e rasteve të Covid duhet të kalojë pa mjekim. “Rreth 90% e rasteve mund ta kalojnë pa mjekim fare, zero mjekim. Duhet treguar kujdes të mos jepen antibiotikë dhe kortizonik që në fillim. Madje dhe vitaminat nuk janë mjekuese por si një terapi mbështetëse për të të ngritur imunitetin”.

Gjithashtu ai kërkoi rritjen e testimeve për Covid. “Të shtohen aktivitetet testuese jo vetëm për ata që shfaqin shenja klinike por edhe për asimptomatikët, gjurmimi i kontakteve sepse në këtë mënyrë do frenojmë virusin”, theksoi Sulçebe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Virusi nuk ka kaluar, por ne kemi disa gjëra në favor..."

Mjeku Sulçebe: Covid-19 nuk lë pasoja në sistemin imunitar!