MENU
klinika

Ellen DeGeneres: Do të shihemi përsëri...

Moderatorja e famshme infektohet me Covid

11.12.2020 - 11:35

Moderatorja e famshme amerikane, Ellen DeGeneres njoftoi se ka rezultuar pozitive për Covid-19. Përmes një postimi në Twitter, DeGeneres tha se ndihej “mirë tani”, dhe shtoi se do të “rikthehej” pas pushimeve.

“Përshëndetje të gjithëve, dua t’ju bëj me dije të gjithëve se kam rezultuar pozitive me për COVID-19. Për fat të mirë, unë po ndihem mirë tani”, tha DeGeneres, 62 vjeçe, në një deklaratë të publikuar në Twitter.

“Kushdo që ka qenë në kontakt të ngushtë me mua është njoftuar dhe unë jam duke ndjekur të gjitha udhëzimet e duhura të CDC”, shtoi ajo. “Do të shihemi përsëri të gjithë pas pushimeve. Ju lutemi qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm”, shkroi ajo.

Sipas produksionit që ajo drejton, Ellen e ka transmetuar emisionin e saj, duke respektuar protokollet e Covid-19 dhe ende nuk dihet se ku është infektuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pasi e akuzuan për keqtrajtim në punë

Ellen DeGeneres largon tre producentët e emisionit

Ellen DeGeneres gati të rikthehet në ekran

“Do të flasim dhe për atë temë”