Deklarata e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç se nuk do të njohë Kosovën ka sjellë edhe reagimin e ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla.
Përmes një statusi në rrjetin e saj Twitter ministrja është shprehur se Serbia po përjashton vetën nga dialogu i ndërmjetësimit të Bashkimi Evropian, ose po kupton normalizim pa njohje të Kosovës.
“Serbia po përjashton vetën nga dialogu i ndërmjetësimit të Bashkimi Evropian deri në vitin 2022 ose ndërmjetësuesi beson se ‘normalizimi i plotë’ nuk nënkupton domosdoshmërish njohjen reciproke”, shprehet ajo.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se derisa të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi më 2022, nuk do të ndodhë njohja e Kosovës.