MENU
klinika

“Shoqëria shqiptare ka evoluar...“

Nazarko: Dorëheqja e Lleshajt ishte gjermanike, është ndër ministrat më të mirë…

16.12.2020 - 21:57

Analisti Shpëtim Nazarko, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, deklaroi se dorëheqja e ministrit Sandër Lleshaj ishte gjermanike.

Nazarko theksoi se Lleshaj tregoi kulturë gjermanike, duke shtuar se ai është ndër ministrat më të mirë që ka pasur Shqipëria.

“Edhe në Gjermani, ministri i Brendshëm ka dhënë dorëheqjen pas vrasjes së një personi nga policia. Në këtë pikëpamje, dorëheqja e Lleshajt është gjermanike. Lleshaj është ndër ministrat më të mirë që ka pasur Shqipëria. Shoqëria shqiptare ka evoluar dhe nuk është më si herët”, tha Nazarko.

Ai komentoi vrasjen e të riut Klodian Rashës nga një efektiv policie, ndërsa u ndal tek pistoleta e gjetur pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

Nazarko tha se mund të hynin në ‘gjynah’ nëse do të thonin se atë armë mund ta kishin fshehur kolegët për të lehtësuar pozitat e policit në kushte të vështira psikologjike. Mes të tjerash Nazarko tha se në këtë shoqëri është bërë më e vështirë që të fabrikohen provat.

“Mund të thuhet ose ajo armë mund të jetë i të ndjerit, ose i ndonjërit që ka dashur që të ndihmojë policin. Por jemi në fushën e spekulimeve. Unë jam me avokatin. Një gazetari të vjetër asi lejohet që të tejkalojë anën profesionale. Brenda kësaj ngjarje mund të ketë një tërësi faktorësh që rëndojnë. Nëse do të bësh një lidhje se si u gjet aty një pistoletë, në një pellg me ujë. Sapo pash një film amerikan që i hidhnin armët në det. Por kjo është që t’i hysh tjetrit në gjynah. Ka dy variante të lidhura me ngjarjen. Një pjesë krimeve të 97 ishte produkt i disa të rinjve, dhe thonin; ‘shef ta vras unë?!’. Në këtë pikë do hyje në gjynah nëse do thoje se; ‘e kanë fshehur ata për të lehtësuar pozitat e një polici në tronditje psikike’. Nëse është kështu, ata që e kanë bërë s’kanë fituar gjë. Në Shqipëri, nëse shoqëria fokusohet diku, është e tmerrshme që të fabrikosh prova. Tani shoqëria jonë është e emancipuar dhe është me zarar për palët nëse bëhen truke të tilla.”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin