MENU
klinika

Shifrat për 24 orët e fundit

Ndërrojnë jetë 17 pacientë me koronavirus, qindra raste të reja

07.12.2020 - 16:22

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit në vendin tonë.

Në 24 orë janë kryer 1963 testime nga të cilat 695 kanë rezultuar pozitivë, një numër më i reduktuar se dje.

Pavarësisht përpjekjes së mjekëve kanë ndërruar jetë 17 persona, duke e çuar në 922 numrin total të jetëve të humbura.

Fatmirësisht janë shëruar 563 qytetarë në vetëm 24 orë.