MENU
klinika

Kurohej në Turqi pas infektimit me Covid

Ndërron jetë ish-kryebashkiaku i Elbasanit

04.12.2020 - 12:07

Koronavirusi i ka marrë jetën sot ish-kryebashkiakut të qytetit të Elbasanit Engjëll Dakli.

Ish-kryebashkiaku kishte rezultuar i infektuar me Covid-19 dhe po kurohej në Turqi.

Dërgimi i ish-kryebashkiakut jashtë vendit ishte bërë pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

Dakli nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë sot, në moshën 66-vjeçare.

Dakli ka mbajtur postin e kryetarit të bashkisë Elbasan në vitet 1996-2000.

Ai kishte marrë edhe titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia Elbasan me motivacionin “Për kontribute të shquara si Kryetar i Bashkisë Elbasan në vitet 1996-2000 për modernizimin e qeverisjes vendore dhe për projekte për zhvillimin rajonal të Elbasanit”.