MENU
klinika

Videoja që na bëri kurioz të githëve

Ne nuk e njohim këtë artist shqiptar, por JLo po!

16.12.2020 - 10:37

Mos e besoni po deshët, por Jennifer Lopez është frymëzuar nga një shqiptar për sfidën që po çmend rrjetin. “In the Morning Challenge”, quhet sfida ku të rinjtë po kërcejnë nën ritmet e këngës së re të J.Lo-s.

Gjithçka nisi kur Ardit Nreca, një djalë i ri shqiptar publikoi në Tik Tok një video ku shfaqej duke kërcyer me këngën e Jenniferit dhe kjo e fundit e pikasi mes shumë videove në këtë rrjet social.

Jennifer Lopez frymëzohet nga vallëzimi i të riut nga Gjakova, ndërsa hap  sfidën për #inthemorningchallenge - Njekomb.org

Këngëtarja jo vetëm e postoi videon e të riut shqiptar, jo vetëm i komentoi, por edhe vendosi të hapte sfidën e re pikërisht me kërcimin e Arditit.

Në një postim në Instagram, Arditi shprehet shumë i lumtur që Jennifer Lopez ka nisur një sifdë me kërcimin e tij dhe tregon se kështu këngëtarja ka bërë realitet ëndrrën e tij për të nisur një karrierë në kërcim.