MENU
klinika

Me videon emocionuese

Në pritje të ëmbël! Almeda zbulon gjininë e bebushit

15.12.2020 - 11:25

Disa ditë më parë, Almeda Abazi zbuloi përmes një postimi shumë të ëmbël përkrah bashkëshortit të saj, Tolgahan Sayisman, se do të bëhet sërish nënë.

Aktorja zgjodhi tre poza për të dhënë lajmin e bukur, ku shfaqej me partnerin në kopshin e shtëpisë dhe mbante me dorë barkun tashmë të rrumbullakosur.

Bebushi numër dy po vjen. Mezi po pres të të takoj, i vogli/e vogla!”, shkroi Almeda.

Nuk ka vonuar shumë dhe aktorët kanë zbuluar edhe gjininë e bebushit numër dy, në një festë të vogël që kanë organizuar në shtëpi.

Ata kanë hapur një kuti ku ishin rrobat foshnjeje, ndërsa ngjyra e kuqe i ka treguar atyre se po bëhen me vajzë!

Almeda e ka publikuar këtë moment të bukur në llogarinë e saj në Instagram, ndërsa reagimet në fytyrat e tyre s’duhen humbur!

 

“E bekuar”- shkruan aktorja shqiptare krahas videos që na i shkriu zemrat sot!