MENU
klinika

Paralajmërimi i ministrit të shëndetësisë/ Italia shtrëngon masat për Krishtlindje

“Në shkurt do përballemi me valën e tretë të pandemisë, më te keqe se e dyta…”

02.12.2020 - 19:32

“Pa masa të rrepta gjatë pushimeve, ne do të gjendemi në shkurt me një valë të tretë të pandemisë, më të keqe se e dyta“, kështu është shprehur Ministri i Shëndetësisë italiane, Roberto Speranza, teksa njoftoi shtrëngimin e masave për të ndaluar përhapjen e pandemisë.

Masat e reja parashikohen që të hyjnë në fuqi nga 4 Dhjetori deri më 15 Janar. Shumë masa kufizuese janë konfirmuar, të tilla si ndalimi i lëvizjes pas orës 22:00 për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, si dhe mbyllja e ambienteve të skive për kohëzgjatjen e pushimeve dhe mbyllja e bareve dhe restoranteve nga ora 18:00, të cilat megjithatë do të qëndrojnë të hapura në ditën e Krishtlindjeve. Nga ana tjetër, meshat do të fillojnë nga ora 20:00.

Lajmet

Një masë tjetër shtesë që u miratua dje në fund të samitit në Palazzo Chigi midis Giuseppe Conte dhe krerëve të shumicës së delegacioneve, ishte ndalimi i largimit nga Komuna e vendbanimit në 25 dhe 26 Dhjetor dhe më 1 Janar.

Mbyllja e restoranteve dhe hoteleve për prag të Vitit të Ri. Kjo po shihet si një formë për të shmangur faktin që shumë njerëz do dalin për të festuar natën e Vitit të Ri jashtë shtëpisë.

Çështjet që duhen zgjidhur

Një ndër çështjet që duhet zgjidhur është ajo e shkollave. Kryeministri këmbëngul në rihapjen e shkollës së mesme në 14 dhjetor. Por jo të gjithë janë dakord. Kështu ka të ngjarë që mësimet me prani fizike në shkolla të nisin në 11 janar.

Një çështje tjetër që shkakton diskutime është bashkimi familjar me përjashtime të mundshme në lëvizjet midis rajoneve, i ndaluar rreptësisht nga 21 dhjetor deri në 7 janar. Për momentin, vija e ashpër duket se mbizotëron: është e ndaluar të udhëtosh për t’u ribashkuar me të afërmit në vendet ku nuk je banor.

Dhe për të qëndruar me familjen, debati tjetër i vazhdueshëm është mbi numrin e njerëzve në tryezë gjatë pushimeve. Ministri i Shëndetësisë rekomandon që vetëm familjet që bashkëjetojnë të jenë të pranishme në tryezë.

Drafti

Drafti i DPCM me masat e reja për të luftuar Covid duhet të dërgohet në rajone nga sot deri nesër në mëngjes, në mënyrë që ata të kenë kohë për të formuluar komentet para nënshkrimit të Kryeministrit Giuseppe Conte, që pritet të ndodhë nesër paradite, të enjten 3 dhjetor.

Teksti, i cili do të përkthejë në ligj masat e ilustruara nga Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza, duhet të dërgohet në Rajone pas Këshillit të Ministrave sonte, në të cilin do të nisë një dekret i ri Covid i cili do t’i japë kornizën legjislative dekretit të Kryeministrit.

Më pas masat do të jenë në fuqi nga 4 dhjetori.

Meshat e Krishtlindjeve parashikohen në orën 20:00

Me shtetrrethimin e konfirmuar që hyn në fuqi pas orës 22:00, Italia ka vendosur që meshat e Krishtlindjeve të kryhen në orën 20:00.

Dyqanet do qëndorjnë hapur deri në orën 21:00

Koha e mbylljes së dyqaneve mund të zhvendoset në 21 për të lejuar zgjatjen e pazarit të Krishtlindjeve, me hyrjet gjithmonë të lira për të shmangur turmat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Jeta i ka dhuruar kohën për të parë të lindë fëmijën e tij të parë"

‘Pacienti 1′/ ‘Tani qan se është i lumtur!’