MENU
klinika

Më në fund!

Nga Fero kemi të reja dhe na i tregon Arbenita!

20.12.2020 - 10:40

Ndodh shpesh që Fero të largohet nga rrjetet sociale. Kështu bëri edhe në shtator, kur pa pritur e pa lajmëruar, u “zhduk” duke merakosur fansat e tij.

Ai çaktivizoi llogarinë  e tij në Instagram dhe të gjithë u bënë kuriozë të mësonin ç’po kurdiste Fero.

Fero gjatë kësaj kohe ka qëndruar më shumë në studion e tij “Gang Gang Entertainment” ku po punon në albumin e tij të dytë e po ashtu për artistët e tjerë. Ai po planifikon të rikthehet fuqishëm në muzikë me projekte të reja, të cilat fansat mezi i presin.

Megjithatë, reperi kishte rezervuar një surprizë për të gjithë ditën e Pavarësisë. Ai erdhi me një super bashkëpunim që nuk e priste askush.

Reperi ka bashkuar forcat me Veli Sahitin të grupit Trix për këngën ‘Liria ka emër’ , ku vjen ndryshe nga ai që kemi parë deri tani.

E më në fund duket se Fero është rikthyer në rrjetet sociale dhe lajmin e bukur për fansat e dha partnerja e tij Arbenita.

Modelja ka ndarë në Instastory një foto ku shihet me reperin duke shkruar “@ferofera zemra u rikthyer!”

Kujtojmë se disa javë më parë u raportua se Fero dhe Arbenita kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Ata i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit, por këtë gjë e dinë një rreth shumë i ngushtë i familjarëve e miqve të tyre.

Ndërkohë shumë shpejt Fero pritet të sjellë një bashkëpunim me Stresin. Ishte ky i fundit ai i cili para pak javësh publikoi  një foto në Instastory ku shihet së bashku me Feron duke folur me kamër, teksa ka shkruar “Sa jeni tu e prit mega Hitin??”

Ende nuk ka detaje rreth projektit por me siguri do jetë pjesë e albumit të Stresit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çifti i thonë “PO” përgjithmonë njëri-tjetrit

Surprizë! Martohen Fero dhe Arbenita