10.12.2020 - 18:17
Ka nisur në Tiranë protesta për Klodian Rashës, 25 vjeçarin e vrarë nga policia.
Protestuesit kanë thirrur “Poshtë diktatura”, ndërsa ata nuk kanë përbërë rrezik për perimetrin e sigurisë.
Në një kohë të shkurtër janë mbledhur një grup qytetarësh, të cilët kanë brohoritur “Rama ik”.
Ata kanë tentuar që të përplasen edhe me policinë, e cila ka rrethuar ndërtesat qeveritare për t’i ruajtur nga protestuesit.
Pas disa trazirave, policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.