MENU
klinika

"Unë jam Klodiani"

Nis protesta për vrasjen e Klodian Rashës në Tiranë

10.12.2020 - 18:17

Ka nisur në Tiranë protesta për Klodian Rashës, 25 vjeçarin e vrarë nga policia.

Protestuesit kanë thirrur “Poshtë diktatura”, ndërsa ata nuk kanë përbërë rrezik për perimetrin e sigurisë.

Në një kohë të shkurtër janë mbledhur një grup qytetarësh, të cilët kanë brohoritur “Rama ik”.

Ata kanë tentuar që të përplasen edhe me policinë, e cila ka rrethuar ndërtesat qeveritare për t’i ruajtur nga protestuesit.

Pas disa trazirave, policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.