MENU
klinika

Ja kur

Nisin testimet e shpejta në të gjithë vendin, Manastirliu takon epidemiologët në Durrës

11.12.2020 - 17:26

Testimet e shpejta për koronavirusin kanë nisur në të gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ishte në Durrës për të parë nga afër procesin e testimit të shpejtë.

“Ministrja Ogerta Manastirliu me epidemiologët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Durrës, ku ka nisur, si në të gjithë vendin, kryerja e testimit të shpejtë falas, duke rritur aksesin në testimin në kohë reale dhe të sigurt

Forcojmë kapacitetet për përballimin e epidemisë, teksa vijojmë përpjekjet për të patur në kohë vaksinën antiCOVID për grupet e rrezikuara”, shkruan Rama.

Në videon e publikuar, Manasitrliu ka thënë se po bëjnë të gjitha përpjekjet e nevojshme që ta sigurojnë sa më shpejt vaksinën anti-covid. Ajo ka thënë se të parët që do ta marrin vaksinën, do të jetë personeli shëndetësor.

“Po punojmë që ta sigurojmë vaksinën anti-covid në një kohë sa më të shkurtër. Punonjësit e sistemit shëndetësor të parët që do të vaksinohen. Ne po përpiqemi fort që ta kemi në një kohë më të shkurtë. Më pas për ta garantuar për të gjithë popullatën”,- tha Manastirliu.

SONDAZH