MENU
klinika

Nis vaksinimi kundër Covid-19 në SHBA!

Një infermiere nga New York-u, e para që merr dozën e Pfizer

14.12.2020 - 18:53

Nis fushata e vaksinimit kundër Covid-19 edhe në SHBA. Pas Britanisë së Madhe dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, SHBA-ja është vendi i tretë në botë që ka nisur vaksinimin masiv të popullsisë.

Sipas mediave të huaja e para që ka marrë vaksinën kundër koronavirusit ka qenë një infermiere e quajtur Sandra Lindsay, e cila punon në kujdesin intensiv në Long Island Jewish Medical Center, New York.

Infermierja mori dozën e parë të vaksinës Pfizer në 9:00 me orën lokale. “U bë vaksina e parë kundër Covid-19. Urime SHBA-së! Urime botës!-ka shkruar në Twitter presidenti Donald Trump.

 

 

“Shpresoj se kjo shënon fillimin e fundit të një periudhe të dhimbshme në historinë tonë,” komentoi infermierja pasi bëri vaksinën.

Vaksina Pfizer mbërriti ditën e djeshme në SHBA dhe ka filluar shpërndarjen sot. Gjiganti farmaceutik tha se në dërgesat e para do të shpërndahen tre milion doza në 64 shtete të SHBA-së dhe qytetet kryesore, si dhe pesë agjenci federale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush do ta marrin të parët?

COVID-19/ Sot nis vaksinimi në SHBA!


Ndalesën e parë të turit do e bëjë në Shqipëri!

Ursula Von der Leyen vizitë në Ballkan

Përgjigjet drejtori i “Hekurudha Shqiptare”

Kur do të udhëtojmë me tren nga Tirana në Durrës për 22 minuta?

“Si do të bëhet qarkullimi i automjeteve në fundjavë“

Plan masash për “Maratonën e Tiranës”

“Vota mund të bëhet e pavlefshme“

Votimi i emigrantëve në pikëpyetje? KQZ ngre alarmin!