MENU
klinika

"Nuk vijnë vetëm prej plazhit, por..."

Osmani: Trau i Morinës, barrierë psikologjike

30.12.2020 - 09:33

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani e ka cilësuar traun në Morinë si një barrierë psikologjike mes Shqipërisë dhe Kosovës.  

Në emisionin “Tempora” ajo e sqaroi këtë hipotezë, duke thënë se atdheu është ideal dhe kjo nuk mund të lidhet me çështjet ekonomike të një X shteti.

Osmani shtoi se Shqipëria nuk zgjidhet nga qytetarët e Kosovës vetëm për plazhin, por edhe për dashurinë për këtë tokë.

Arsyeja pse përmenda traun në Morinë është se po konsiderohet si një barrierë psikologjike. Ka qenë një temë e përditshme në Kosovë dhe unë e kam për detyrë që t’i shpreh këto shqetësime.

Nuk futem te çështja teknike dhe ekonomike, por atdheu është ideal nuk është vetëm para. Shumë shqiptarë nga Kosova nuk e vizitojnë Shqipërinë vetëm për plazhin, por edhe për dashurisë që kanë për Shqipërinë.

Në Lezhë u njoftova se 70% të vizitorëve janë kosovarë. Pra, nuk jemi vizitorë si gjithë të tjerët. Ky tra po shihet si një barrierë psikologjike,” deklaroi Osmani.