MENU
klinika

"Menjëherë sapo palët të marrin…"

Osmani zbulon kur do e caktojë datën e zgjedhjeve në Kosovë

23.12.2020 - 20:05

Zyra e Presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani ka zbuluar se do e caktojë datën e zgjedhjeve të parakohshme sapo palët të marrin aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese.

Në njoftimin zyrtare, thuhet se Osmani do të zhvillojë dhe disa takime me KQZ e institucione të tjera kompetente për zgjedhjet.

Deri më tani nga LDK dhe PDK janë shprehur se zgjedhjet do të mbahen mes fund janarit apo fillim shkurtit, teksa

“Në takime është diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Pas përfundimit të takimeve dhe diskutimeve përmbajtësore me të gjitha subjektet politike u.d. Presidentja Osmani ka theksuar se sapo palët ta marrin Aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, menjëherë do të caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme. U.d. Presidentja do të mbajë takime edhe me KQZ-në si dhe institucione të tjera relevante në mënyrë që organizimi i zgjedhjeve të bëhet sipas standardeve më të larta”, thuhet në komunikatën e zyrës së Presidencës së Kosovës.