MENU
klinika

Disa ide

Pandemia/ Si të festoni nesër mbrëma

30.12.2020 - 13:14

Covid-19 ndryshoi jetën tonë 360 gradë në çdo drejtim. Padyshim që të gjithë e kanë hasur në rrjetet e tyre sociale shprehjen e famshme “Janar, Shkurt….. Karantinë….Dhjetor”, pra jemi në dhjetor dhe festat e fund vitit po na trokasin.

Ndryshe nga herët e tjera këtë vit nuk mund të festojmë me miqtë tanë apo njerëzit e dashur, kjo për shkak të masave të vendosura nga qeveria.

Më poshtë do të gjeni disa ide se si mund të kënaqeni dhe të festoni në këtë periudhë pandemie.

1- Gjueti dhuratash : fshehja e dhuratave në pjesë të ndryshme të shtëpisë, madje dhe në kopësht do të krijojë emocion në gjetjen e tyre

2 – Dilni për një shëtitje me familjen tuaj në ditën e Krishtlindjeve.

3- Party virtuale. Dekoroni shtëpinë tuaj në atë lloj mënyre që t’ju krijohet ideja se ndodheni në një lokal.

4- Përgatitja e dhuratave bashkë më fëmijët tuaj.

5- Bëni një “festival” karaoke në shtëpi me familjarët tuaj.