MENU
klinika

"Drejtësi për Klodianin"

Paralajmërohet sërish protestë në orën 18:00, ja masat që ka marrë policia

10.12.2020 - 16:44

Ditën e sotme pritet që në orën 18:00 të protestohet sërish për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës, 25-vjeç.

Por në ndryshim nga dita e djeshme ku policia nuk kishte marrë asnjë masë, duke sjellë edhe plagosjen e disa oficerëve të policisë, sot ka ndodhur e kundërta.

Mësohet se policia do të shtojë forcat policore në teren dhe do të jenë rreth 800 efektivë që do të bëjnë mbarëvajtjen e protestës.

Po ashtu edhe dera e Kryeministrisë është mbuluar me gardh metalik. Mbrëmjen e djeshme dera e këtij institucioni u mësy nga protestuesit dhe më pas u desh ndërhyrja e FNSH për qetësimin e situatës.