– Pas Lezhës, edhe Berati do të ketë një maternitet të ri, sipas standarteve Europiane.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar video nga punimet, ku shkruan se ky maternitet nga “një simbol i harresës” është shndërruar në një në shembëlltyrë të standardeve europiane.
“Aty ku po merr jetë një tjetër investim i qeverisë shqiptare në rrugën pa kthim të transformimit të sistemit shëndetësor, Materniteti i Ri i Qarkut, që do t’i ndryshojë njëherë e mirë faqen, shërbimit të nënave të reja, duke e kthyer nga simbol të harresës së dekadave të tëra, në shembëlltyrë të standardeve europiane, ku bashkë me ardhjen e fëmijës në jetë vjen në maternitet edhe Çeku i Bebes për çdo lindje, nga 40 mijë lek të reja për fëmijën e parë, 80 mijë për të dytin e deri 120 mijë për të tretin e më tej”, shkruan Rama.