MENU
klinika

Si na e ndryshoi jetën dhe stilin pandemia...

Për festat e fundvitit na duhen vetëm… pizhamat!

14.12.2020 - 10:43

Ka qenë një kohë kur pizhamet ishin vetëm rroba gjumi dhe rrjedhimisht ishin larg modës. Por gjërat kanë ndryshuar.

Pandemia ka bërë shumë prej nesh po kalojnë shumë kohë në shtëpi.

Kjo do të thotë të kalosh më shumë kohë me rroba gjumi se zakonisht. Angazhime, si shkolla, puna apo dhe takime të ndryshme, në shumë vende vazhdojnë të jenë virtuale.

Pra duhet të kaloni shumë kohë të ditës ‘me rroba shtëpie’.

Shumë psikologë thonë se kur nuk ndiheni mirë me atë që keni veshur, kjo shkakton përtesë. Pra është momenti që dhe pizhamat t’i zgjedhim në koleksionet e fundit. Shumë marka po krijojnë pizhama ‘zyrtare’ dhe trendy.

Shumë shtete kanë parashikuar mbylljen për festat e fundvitit, në këtë mënyrë mjafton të siguroni vetëm pizhamat festive.