MENU
klinika

Ish-e dashura e djalit mbante “peng” edhe vajzën, i dinte sekretet

Përgjimet e dëshmitë zbardhin vrasjen e çiftit

24.12.2020 - 10:01

E arrestuar nga Policia italiane për vrasjen dhe copëtimin e kufomave të çiftit Pasho, Elona Kalesha kishte bërë çmos për të fshehur krimin horror, duke ia dalë për të paktën 5 vite. Mediat italiane shkruajnë se ajo nuk kishte treguar saktësisht se ku kishte qëndruar çifti Pasho me qira, vend të cilën e dinte vetëm ajo pasi djali i tyre ndodhej në burg dhe vajzat larg.

Ajo dha dëshmi kontradiktore edhe për kontaktin e fundit që kishte me çiftin.

Edhe ankesat e vajzës së çiftit, Viktoria pesë vjet më parë u “prishën” prej saj. Ajo e mbante vajzën e çiftit “peng” për shkak se kishte dijeni për marrëdhënien e saj me një burrë të martuar.

Shpëtim dhe Teuta Pasho mund të jenë vrarë natën në gjumë, kjo e bazuar në faktin se mbanin veshur rroba nate. mBurri u qëllua me një thikë 7-8 centimetra, duke e vrarë menjëherë. Hetuesit në Firence kanë marrë dëshmi të rëndësishme për zbardhjen e vrasjes së çiftit Pasho.

Sipas tyre rezulton se i biri, Taulanti, dhe ish-e dashura e tij, Elona Kalesha, tashmë e arrestuar, dyshohet se janë të implikuar në këtë krim. Prokurorët kanë marrë përgjime dhe dëshmi të rëndësishme për zbulimin e autorëve.

Sipas deklarimeve të fqinjëve të familjes Pasho, pak ditë pas zhdukjes së tyre, është parë një vajzë shqiptare me karakteristikat fizike të Elonës. Ajo ka dalë nga apartamenti në lagjen Novoli, duke mbajtur dy valixhe, prej të cilave rridhte lëng në ngjyrë të kuqe.

DESHMITE

Në ndërtesën në Fontana, pastrimi i godinës bëhet të enjten ose të premten. Për disa ditë, në fillim të nëntorit 2015, banorët gjetën sallën e hyrjes të lyer me një substancë ngjitëse dhe erën e rëndë, duke menduar për praninë e një të vdekuri. Sa herë hapej dera e një prej apartamenteve, era e keqe përhapej shpejt në të gjithë shkallën.

“Një mëngjes unë u ktheva nga supermarketi dhe nuhata një erë të rëndë, si të mishit të kalbur. Pashë një grua të re që po dilte nga atje me qese letre në dorë, nga e cila dilte një substancë dhe derdhej mbi dysheme. I thashë asaj: ‘Ka ndonjë njeri të vdekur?’, sepse u shqetësova nga era e keqe. Ajo më tha se vinte era e verës së prishur.

I thashë se kjo është aromë e mishit të kalbur. Pastaj kjo zonjë, pa u përgjigjur dhe madje e mërzitur, doli nga dera dhe unë e pashë duke hedhur qeset e letrës që po pikonin në koshin e shtëpisë dhe u largua me karrocë”, i ka deklaruar një banor i pallatit karabinierëve.

Për karabinierët, ajo grua ishte Elona Kaleshi dhe ato mbetje që lëshonin erën e vdekjes në të gjithë ndërtesën ishin ato të bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52 vjeç, prindër të të dashurit të saj në atë kohë.

Në dyzet faqet e dosjes së arrestimit të firmosur nga prokurorja Ornella Galeotti, gjenden elementët që shqetësuan 36-vjeçaren shqiptare, aktualisht e vetmja e hetuar për vrasjen e dyfishtë, përbuzjen e kufomave dhe fshehjen e tyre.

SHTEPIA E KRIMIT

Shtëpia e dyshuar ku ka ndodhur krimi i rëndë, është një ndërtesë në katin e parë, me një ballkon të vogël. Shtëpia ndodhet në via Fontana nr.40, në San Jacopino në Firence dhe pikërisht aty dyshohet të jetë vrarë Shpëtim dhe Teuta Pasho.

Bashkëshortët shqiptarë jetuan për një periudhë të shkurtër aty, duke marrë me qira një apartament, ndërsa prisnin që djali i tyre, Taulanti, të dilte nga burgu. Tani apartamenti është i bllokuar nga karabinierët, së bashku me garazhin përkatës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN