MENU
klinika

breshëri sa nuk thyen xhamat e makinave

Përkeqësohet moti në veri të vendit

26.12.2020 - 14:08

Meterologët kanë parashikuar një fundjavë me vranësira e reshje shiu pothuajse në gjithë territorin e vendit.

Në veri të vendit moti ka filluar të përkeqësohet që orët e mesditës. Në Shkodër, kanë nisur reshjet e shiut, shoqëruar me breshër, i cili gati sa nuk ka thyer xhamat e makinave. Newsbomb.al ju sjell pamjet nga breshëri që ka përfshirë këtë mesditë kryeqendrën e veriut.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, përgjatë vijës bregdetare do ketë reshje me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e veriut në lartësitë mbi 300 metër do ketë reshje të dendura dëbore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN