MENU
klinika

Frikë në Europë/ OBSH: Vendet të forcojnë kontrollet

Pesë shtete kanë mbyllur kufijtë me Britaninë, pritet vendimi edhe nga Franca

20.12.2020 - 20:04

Një variant i ri i COVID-19, i cili është zbuluar pak ditë më parë në Britaninë e Madhe ka bërë që në Europë të rikthehet frika.

Lidhur me këtë, shumë shtete kanë nisur të marrin masat për të parandaluar një situatë të ngjashme si në fillimet e COVID-19.

Ndërkohë bëhet me dije se ditën e sotme Italia, Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Austria kanë marrë menjëherë masa dhe kanë ndaluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe. Nga ana tjetër, pritet që edhe Franca të marrë të njëjtin vendim për mbylljen e kufijve.

Kreu i njësisë të OBSH-së, bëri të ditur se ky variant i ri i COVID-it është identifikuar tashmë edhe në Danimarkë dhe Australi.

Sipas OBSH, në Danimarkë ka 9 raste të variantit të ri për pasojë ato kanë bërë thirrje vendeve europiane që të forcojnë kontrollet dhe të rrisin kapacitetet për të mësuar më shumë rreth rreziqeve që mund të paraqes ky virus.

Sakaq, zyrtarët shëndetësorë thonë se nuk ka asnjë provë që tregon se varianti i ri është më vdekjeprurës, ose do të reagonte ndryshe ndaj vaksinave, por po tregon të jetë deri në 70% më i transmetueshëm.

Varianti i ri i COVID-19 u identifikua më 13 dhjetor në komunën e Kentit në Anglinë e jugut dhe analizat fillestare të shkencëtarëve qeveritarë çojnë përfundimin se ky virus po përhapet më me shpejtësi se variantet ekzistuese.

Ministri i Shëndetësisë italian Roberto Speranza në një dalje për mediat tha se ky urdhër i ri do të qëndrojë në fuqi për të paktën deri më 6 janar 2021 dhe ndalon hyrjen ose qëndrimin traznit të të gjithë personave që kanë qenë në Britaninë e Madhe në 14 ditët e fundit që nga marrja e këtij vendimi.

“Nënshkrova një urdhër që bllokon fluturimet që nisen nga Britania e Madhe dhe ndalon hyrjen në Itali të atyre personave që kanë qenë atje për 14 ditët e fundit. Varianti i ri i COVID, i zbuluar së fundmi në Londës është shqetësues dhe do të hetohet nga shkencëtarët tanë”, tha ministri i Shëndetësisë italian Roberto Speranza.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN