MENU
klinika

Inspektimi i Ballukut

“Porti i Durrësit synohet të kthehet në Hotspot në Ballkan”

05.12.2020 - 12:47

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku inspektoi sot nga afër punimet e Portit të ri të Durrësit, për të cilin u shpreh se do të shndërrohet për t’u kthyer në një port tërësisht turistik. 

Ministrja shpalosi vizionin e saj për qytetin bregdetar ndërsa u shpreh se synohet kthimi i Portit të Durrësit në një Hotspot në Ballkan dhe Mesdhe.

“Porti i ri i Durrësit do të ketë një Zonë të Lirë Ekonomike, e cila ndodhet në Spitallë. Ne kemi lenë një pjesë të kësaj zone në dispozicion për Zonën e Lirë Ekonomike, para shumë vitesh të dizejnuar, që do të lidhet me një linjë treni midis portit, kalatave të portit dhe kësaj zone. Kështu që Durrësi do të përfitojë dhe Shqipëria bashkë me Durrësin, dhe rajoni bashkë me Shqipërinë do të përfitojnë një port ndërkombëtar por tashmë të përmasave dhe parametrave teknikë modernë”, u shpreh ministrja.

Balluku u shpreh se qëllimi është kthimi i Durrësit në një Hotspot në Ballkan dhe në Mesdhe, dhe përafrim tjetër ndërkombëtar të këtij qyteti.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin