MENU
klinika

Me Poem Blu

Portreti i parë familjar i Sarës dhe Ledrit

23.12.2020 - 14:17

Një javë më parë Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, u bënë prindër për herë të parë, kur erdhi në jetën vajza e tyre, për të cilin çifti zgjodhi emrin e bukur, Poem Blu.

Gjatë këtyre ditëve, vajza ka qenë në qendër të mediave rozë, ndërsa babi Ledri dhe mami Sara nuk i kanë kursyer dedikimet në rrjetet sociale, me këtë të fundit që e ka quajtur si “dhurata më e bukur që ka marrë”.

Ndërkohë duket se ata kanë nisur xhirot e para me vajzën, rast që Sara e ka shfrytëzuar për të publikuar foton e parë familjare në Instagram.

Me Ledrin shumë të qeshur dhe të lumtur, portreti i tyre i parë familjar është ky:

Tani presim edhe një moment të Ledrit duke ndërruar pelenat dhe mendojmë se jemi mirë deri vitin tjetër.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përgatitjet e fundit për vogëlushen!

Sara dhe Ledri na provuan se janë prindër shembullorë!