26.12.2020 - 12:12
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanović, po trajtohet për pneumoni pas këshillës së mjekut i cili e ka vizituar së fundmi.
Mësohet se kreu i shtetit malazes i është nënshtruar disa testeve pas dyshimeve për Covid-19, në të cilat ka rezultuar negativ.
Lajmi është konfirmuar nga kabineti i Presidentit të Malit të Zi.
“Testet e deritanishme, përfshirë edhe ditët e sotme, kanë treguar se është negativ për covid 19”, thuhet në njoftim.
“Të gjithë parametrat jetësorë të Gjukanoviç janë të qëndrueshëm dhe ai kryen detyrat presidenciale pa pengesa”, vijon njoftimi.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
E konfirmon MPJ