MENU
klinika

“Pacientët të mos presin në autoambulanca”

Presidenti Meta i shqetësuar për situatën: Qeveria të marrë masa, duke mos kursyer…

06.12.2020 - 16:42

Shtimi i rasteve me Covid dhe rritja e numrit të viktimave ka vënë alarmuar edhe Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Në një status në Facebook, Kreu i Shtetit kërkon marrjen e masave në mënyrë që mos përsëriten rastet kur pacientët presin në autoambulanca.

Në një status në Facebook, Presidenti Meta thotë se kërkohet një organizim i fortë, që u jep përgjigje të menjëhershme problemeve të shumta dhe shpesh të dhimbshme të qytetarëve lidhur me COVID-19.

“Shpreh shqetësimin e thellë për përshkallëzimin e situatës së pandemisë COVID-19.

Rastet e shtuara të humbjeve së jetëve, si dhe të qytetarëve të infektuar, përbëjnë një preokupacion madhor.

Shtimi i urgjencave me qytetarë të prekur nga COVID-19 në gjendje të rëndë, të cilët vijnë drejt spitaleve të Tiranës dhe detyrohen të presin gjatë në autoambulanca, kërkon marrjen e masave të menjëhershme, që kjo situatë të mos përsëritet.

Kërkohet një organizim i fortë, që u jep përgjigje të menjëhershme problemeve të shumta dhe shpesh të dhimbshme të qytetarëve lidhur me COVID-19.

Çdo ankesë e qytetarëve, duhet trajtuar me përgjegjësi maksimale dhe në mënyrë urgjente, pasi çdo vonesë rrezikon jetë dhe kjo është e papranueshme”, shkruan Presidenti Meta. Kreu i Shtetit mbyll postimin e tij duke i bërë apel qeverisë që të bëjë maksimumin në këtë luftë.

“Qeveria duhet të bëjë maksimumin në këtë luftë me pandeminë, duke mos kursyer financimet e nevojshme dhe mobilizimin e organizuar të të gjitha resurseve njerëzore për përballimin e saj.

COVID-19 është një armik i rrezikshëm dhe duhet trajtuar si i tillë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së çdo qytetari”, shkruan Ilir Meta. Sakq, sot ministria e Shendetësisë raportoi për 16 humbje jete dhe 840 raste te reja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


840 raste të reja. Si paraqitet situata?

MSH publikon shifrat: 16 persona kanë humbur jetën nga Covid