MENU
klinika

“Mund t’ju vështirësohen aktivitetet”

Pritet përkeqësim i motit në Lezhë, ja çfarë njofton Bashkia

08.12.2020 - 17:30

Po ashtu bëhet e ditur se janë siguruar të gjitha mjetet e nevojshme për t’u ardhur në ndihmë sa më shpejt për çdo rast vështirësie që mund të ndodhë.

Gjithashtu për çdo problem që qytetarët mund të hasin mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 068 669 4445 ose të shkruajnë në faqen e Bashkisë Lezhë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë lezhjan!

Bashkia Lezhe ju bën me dije se këto dite priten reshje të shumta shiu të cilat mund të veshtirësojnë aktivitetet tuaja të përditshme, qarkullimin me makina, tokat e mbjella, rrugët e lagjeve, gjithashtu mund të rrezikojnë ndonjë familje me shtëpi në zona me rrisk të lartë.

Kryetari e Bashkise, ka thirrur një grup pune me ekspert dhe specialist të fushes dhe po qendron në krye të menaxhimit të kësaj situate. Janë siguruar të gjitha mjetet e nevojshme për t’u ardhur në ndihme sa më shpejt për çdo rast veshtirësie që mund të ndodhe.

Kërkohet mirekuptim dhe bashkepunim nga të gjithë për përballimin me sukses të situates.

Për çdo problem duhet të telefononi tek Nr. 068 669 4445 ose 📩shkruani në ne inbox.

Urojmë që së bashku të kontribojmë për sa me pak probleme dhe pa pasoja  për të gjithë ju.

Faleminderit!