19.12.2020 - 10:40
Shoqëria Civile lajmëron se sot do të zhvillohet në Shkodër një tjetër protestë për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga Policia. Tubimi do të mbahet në orën 11.00.
Nisur nga ngjarjet që ndodhën një javë më parë, kur protesta e thirrur nga drejtues lokalë atje degradoi në vandalizma e akte dhune aq sa u dogj dhe selia e PS, forca të shumta policie kanë marrë në ruajtje institucionet kryesore të “kryeqendrës së veriut”.
Pra, ndryshe nga java e kaluar që asnjë polic nuk ishte në mbrojtje të institucioneve, këtë herë policia ka marrë masat dhe ka “blinduar” qytetin.
Foto – Ora News