MENU
klinika

Një javë nga djegia e selisë së PS

Protestë tjetër në Shkodër, blindohet qyteti

19.12.2020 - 10:40

Shoqëria Civile lajmëron se sot do të zhvillohet në Shkodër një tjetër protestë për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga Policia. Tubimi do të mbahet në orën 11.00.

Nisur nga ngjarjet që ndodhën një javë më parë, kur protesta e thirrur nga drejtues lokalë atje degradoi në vandalizma e akte dhune aq sa u dogj dhe selia e PS, forca të shumta policie kanë marrë në ruajtje institucionet kryesore të “kryeqendrës së veriut”.

Pra, ndryshe nga java e kaluar që asnjë polic nuk ishte në mbrojtje të institucioneve, këtë herë policia ka marrë masat dhe ka “blinduar” qytetin.

Foto – Ora News

Screenshot_7.jpg

Screenshot_8.jpg