MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse cikli menstrual nuk vjen ose vonohet gjatë festave

29.12.2020 - 11:07

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Pse cikli menstrual nuk vjen ose vonohet gjatë festave?

Mjeku: Mes arsyeve pse menstruacionet mund të mos vijnë një muaj ose të vonohen disa ditë, janë edhe festat e fundviit. Sipas një studimi të kryer nga Intimina, 32% e grave në këtë periudhë, vuan nga çrregullimet menstruale: 17% të tyre nuk u vjen cikli gjatë këtij muaji, kurse 15% kanë vonesa nga data e parashikuar. Në thelb të së gjithës kësaj është stresi. Dhuratat, punët që duhen përmbyllur, tensionet familjare mund të provokojnë një rritje të nivelit të stresit dhe grave u ndikon tek cikli menstrual.

Kur duhet të shqetësoheni nëse cikli vonohet

Kjo mund të ndodhë. Një çrregullim i vetëm në rastet kur cikli juaj vjen rregullisht nuk është i rrezikshëm. Nëse për tre muaj cikli juaj vazhdon të vijë me vonesë ose mungon, nuk duhet të humbisni kohë, por të vizitoheni tek gjinekologu.

Po nëse cikli nuk vjen?

Trupi ynë dërgon sinjale. Menstruacionet që nuk vijnë një muaj ose që vijnë me vonesë janë tregues i një stresi të tepruar. Këtë vit, për shkak të pandemisë, stresi ynë është edhe më i lartë për arsye se nuk dalim dot, nuk takojmë njerëzit tanë të dashur, prandaj është e rëndësishme të relaksohemi dhe të dëgjojmë më shumë trupin tonë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.