MENU
klinika

Pfizer thyen premtimin!

Pse do të përgjysmojë numrin e vaksinave të COVID?

04.12.2020 - 17:37

Aksionet e Pfizer ranë pas raportimit se prodhuesi amerikan i barnave do të përgjysmojë numrin e vaksinave që kishte planifikuar të dërgonte në fillim të vitit, ku shkak janë bërë problemet me zinxhirin e furnizimit.

“The Wall Street Journal”, duke cituar një person të përfshirë drejtpërdrejt, tha se disa nga grupet e përfshira për lëndët e para të nevojshme për vaksinën, nuk arritën përmbushjen e standardeve.

Tani, Pfizer planifikon të dërgojë 50 milionë vaksina deri në fund të vitit, më pak se 100 milionë që ishin planifikuar të dërgoheshin.

“Ka disa faktorë që kanë ndikuar në këtë numër dozash për vitin 2020. Së pari, shkallëzimi i një vaksine me këtë ritëm është i paprecedent dhe ne kemi bërë progres të konsiderueshëm, ndërsa kemi ecur njëkohësisht me të panjohurën” tha Pfizer në një deklaratë për mediat.

Pfizer gjithashtu u shpreh se rritja e zinxhirit të furnizimit me lëndë të parë zgjati më shumë sesa pritej. Ndër të tjera, shkak për vonesë kanë qenë edhe përpjekjet që po bënte për të prodhuar vaksina për prova klinike.

Sipas Pfizer, linjat e saj të prodhimit në shkallë të plotë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Europë, tani janë të plota dhe është “e sigurt” se do të jetë në gjendje të furnizojë dozat e synuara./ CNBC

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Moderna” do t`i prodhojë brenda vitit

Gati 20 mln dozat e para të vaksinës!

“A mund të reduktojnë aftësinë e njerëzve për të përhapur virusin?”

Ekspertja e OBSH bën thirrje për më shumë të dhëna për vaksinat e COVID-19