MENU
klinika

Egjipti i lulëzuar

Pse mbretëresha vishej “çuditshëm”?

25.12.2020 - 10:31

    Ka një arsye, që historianët e quajnë gruan e parë, më të rëndësishme në histori! Dalin në dritë, të dhëna rreth mbretëreshës ikonike të Egjiptit të lashtë, Hatshepsut.

Sipas drejtorit të Muzeut të Antikiteteve të Bibliotekës së Aleksandrisë, Husein Abdel Bashir, mbretëresha e famshme e Egjiptit të lashtë, vuante nga diabeti dhe humbi jetën nga një sëmundje e rëndë, në moshën 50-vjeçare.

Faraoni i pestë i dinastisë së 18-të të Egjiptit të lashtë, mbretëroi për 20 vjet, mbretërinë më të fuqishme të asaj epoke, në shekullin e 15-të para Krishtit.

Bashir, në fjalën e tij, theksoi se Hatshepsut kishte bërë shumë vepra dhe la shumë tempuj e monumente, duke përmirësuar gjendjen financiare të vendit të saj. Ishte e martuar me gjysmë-vëllain e saj, Tuthmosi II dhe së bashku, kishin një vajzë, Nefereure.

Pas vdekjes së Tuthmosi II, anashkaloi Tuthmosi III, djalin e Tuthmosi II, nga një grua tjetër dhe mbretëroi nga viti 1479 para Krishtit, deri kur ndërroi jetë, në vitin 1458, para Krishtit.

Që atëherë, kur Hatshepsut u vetëshpall faraon i Egjiptit, filloi të vishej si faraonët burra, madje kishte edhe pamje mashkullore.

Me urdhrin e saj, portretizohej me mjekër të rreme. Sipas studimit, Hatshepsut dëshironte më shumë të tregonte se faraonët nuk ishin thjesht burra, por njerëz.

Mbretëresha vdiq në vitin 1458, para Krishtit.

Djali i saj i adoptuar, Tuthmosi III, shkatërroi pothuajse gjithçka që kishte mundur të krijonte. Megjithatë, ajo mbeti, sipas egjiptologut James Bristain, si “gruaja e parë e rëndësishme, në histori që njohim”

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit