MENU
klinika

Shteti i parë në Ballkanin Perëndimor

Pse Serbia arriti të marrë vaksinën e Pfizer para të tjerëve?

28.12.2020 - 15:14

Serbia ia ka dalë që të jetë vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor, që të “çajë rrethimin” e BE-së, duke marrë 5 mijë dozat e parë të vaksinës Pfizer anti-Covid, ndërkohë që pret të marrë një sasi masive të vaksinës ruse dhe asaj kineze në ditët e ardhshme.

Siç bëri të ditur ministri i Shëndetësisë i Serbisë, më 4 janar pritet që të mbërrijnë në vend 60,000 dozat e Pfizerit.

Ndërkaq, epidemiologu më i famshmëm në Ballkan, serbi Predrag Kon që drejton Komitetin e Ekspertëve tha se Serbia pret 340 mijë doza vaksinash anti Covid nga Rusia dhe Kina.

Serbia ishte vendi i dytë pas Zvicrës që mori dozat e para të vaksinës Pfizer dhe BioNtech, por arsyet janë mjaft misterioze.

Portali i njohur Politico, thekson se qeveria serbe ka qenë mjaft e zonja për të mbushur mendjen e kompanisë gjermane që të çojë në Beograd dozat inagurale.

E këtu dyshimi rritet me logjikën se si ka mundësi që BE furnizon së pari një vend ballkanik, i cili ka pranuar edhe vaksinën ruse dhe atë kineze që nuk janë certefikuar nga Agjencia Europiane e barnave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do zbulojmë personat që i sollën"

Vaksinat në veri, Kosova nis hetimet