MENU
klinika

“Jemi duke llogaritur shumën..."

Qeveria do të rishikojë buxhetin, bonus në fundvit për pensionistët

05.12.2020 - 20:37

Qeveria do të rishikojë për herë të katërt me akt normativ buxhetin e këtij viti. Në një intervistë, ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, thotë se rënia e të ardhurave në buxhet si pasojë e pandemisë është më e lartë se parashikimi fillestar duke kapur në total vlerën e gjysmë miliardi Euro, ndërsa një pjesë e fondeve që nuk janë përdorur nga institucionet do të shkojnë për të ulur nivelin e defiçitit në 6.9% të prodhimit kombëtar nga 8.4 që parashikohej.

“Rënia e të ardhurave është më e madhe se parashikimi, shkon në 60 miliard lekë, por fondet që nuk janë përdorur dhe që ne kemi qenë më të kujdesshëm do të shkojnë për uljen e defiçitit.”

Denaj thekson se fondet e rindërtimit edhe pse janë disbursuar më pak se parashikimi nuk do të digjen por do të transferohen vitin e ardhshëm.

“Paratë e rindërtimit janë të trashëgueshme.”

Brenda rishpërndarjes së parave në buxhet qeveria është duke llogaritur edhe shumën që do të japë si bonus në fundvit për pensionistët, por këtë herë nuk do të shpërblime me bazë performance për administratën publike.

 “Jemi duke llogaritur shumën që do të caktojmë si bonus për pensionistët.”

Denaj thotë se vitin e ardhshëm qeveria do të ridizenjojë skemat e garancisë sovrane të cilat nuk janë përthithur totalisht për t’u ofruar sërish ndihmë bizneseve derisa ata të kenë nevojë.

“Skema e parë do të ridizenjohet dhe ajo për kapital qarkullues do të shtyhet, po mendojmë edhe për paketa për eksportuesit.”

Deri tani pandemia ka krijuar 24 mijë të papunë të regjistruar, thotë ministrja e Financave, ndërsa shprehet se viti i ardhshëm do të ketë një tremujor të parë të vështirë, por në çdo skenar qeveria do të përshtatë buxhetin me nevojat që do të nxjerrë pandemia.

 “Viti i ardhshëm nuk do të jetë normal, por më i mirë se ky vit.”

Anila Denaj siguron se qeveria po punon për të plotësuar rekomandimet që ka lënë për vendin misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin