MENU
klinika

“Parimet tona nuk zbatohen, divergjencat po rriten”

Rama flet për sfidat e OSBE: Organizata jonë nuk mund të punojë nëse…

03.12.2020 - 10:34

Kryeministri Edi Rama ka folur për sfidat e OSBE në kudër të raportimit nën drejtimin një vjeçar të kësaj organizate.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se janë duke u rritur divergjencat, ndërsa  ka shprehur shqetësimin për krizën e bashkëpunimit.

“Parimet tona dhe angazhimet tona nuk zbatohen, divergjencat po rriten. Jam shumë herë më i shqetësuar nga kriza e bashkëpunimit. Kemi dështuar të trajtojmë dobësitë tona. Bëj thirrje për një bashkëpunim për të bërë një gjë të tillë, por këto kanë rënë në vesh të shurdhët.

Nëse ky vullnet mungon atëherë ne do të jemi  në vështirësi për të dalë nga krizat që na sjellin. Kriza e kriza gjithmonë e përherë.

Shihni se çfarë ka ndodhur në Bjellorusi. Krejt papritur OSBE mbeti si një instrument i fundit ndërkohë që strukturat e tjera dukeshin të padobishme. Pse kështu ? Sepse është mjaft e trishtuese, çfarëdo që ndodh jashtë BE ngre baraikadat mes vendeve të BE, NATOs dhe Rusisë, por jo vetëm kaq. Bëhet një cështje e një shkallë më të gjërë.

Organizata jonë nuk mund të punojmë nëse qëndrimi i luftës së ftohtë të lihet pas krahëve njëherë e përgjithmonë”, tha Rama.