MENU
klinika

Vrasja e Klodian Rasha

Reagon për herë të parë kryeministri Rama

10.12.2020 - 12:38

Kryeministri Edi Rama do shprehet sot për ngjarjen e rëndë të vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Rama ka mbërritur në Tiranë pas vizitës në SHBA, për takimet me bosin e Pfizer, Albert Bourla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju Jork.

Kryeministri thotë se sot “në 18:00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit!”.

“Më në fund në Tiranë! Sot në 18:00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo fb”, shkruan Rama në Twitter.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN