MENU
klinika

La Liga, Java 13

Real Madrid me hap kampioni, kap kreun

15.12.2020 - 23:58

Real Madrid ka lënë pas gjithcka dhe tashmë ka kapur kreun e renditjes pas javës së 13-të në La Liga. Kampionët në fuqi fituan 3-1 në shtëpi ndaj Athletic Bilbao, në një sfidë që u kompromentua që në fillim.

Toni Kroos ka pësuar një faull të ashpër nga Raul Garcia në minutën e 13-të, që i ka kushtuar lojtarit të Bilbao-s kartonin e dytë të verdhë, duke lënë të tijtë me 10 vetë sapo ka nisur ndeshja.

Kroos në fundin e pjesë së parë ka zhbllokuar vetë ndeshjen me një gjuajtje të fuqishme nga jashtë zone. Real Madrid e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0 dhe në avantazh numerik. Zidane i qetë në pankinë.

Megjithatë, miqtë nuk janë dorëzuar dhe në minutën e 52-të kanë barazuar me Capa. I befasishëm ky aksion i miqve. Real hidhet i gjithi në sulm dhe goli i dytë do të vinte në minutën e 74-t me Benzema. Në sekondat e fundit francezi shënon edhe golin e dytë personal dhe të sigurisë.