Menjëherë pas shortit të eliminatoreve për Botërorin 2022, ku Shqipëria ka mësuar kundërshtarët, teksa ndodhemi në grupin I, me skuadrën e Anglisë, Polonisë, Hungarisë, Andorrës dhe San Marino, trajneri Edy Reja e ka quajtur grup të vështirë.
Grupi – Ky është grupi më i keq që mund të na binte. Ai i Kroacisë ishte më i përshtatshëm, ndërsa ai i Danimarkës do të ishte ideali. Është një grup i vështirë, thuajse i pamundur, por ne nuk dorëzohemi. Do luajmë mundësitë tona.
Me Hungarinë është e pamundur që të zhvillojmë miqësore dhe do gjejmë një zgjidhje tjetër për qershorin. Në Ligën e Kombeve kemi bërë mirë, por duhet të përmirësohemi. Për Anglinë nuk ia vlen të flasim se e njohim.
Ne do luajmë mundësitë me Poloninë dhe Hungarinë. Shpresoj që të tregojmë rritje në ndeshjet tona. Por shpresoj shumë që kur të fillojmë këto ndeshje, pandemia mund të jetë larguar dhe ne të kemi tifozët tanë, pasi mund të na japin një ndihmë të madhe.
Objektivi – Ne nuk është se nuk do provojmë shanset tona. Ne do tentojmë gjithçka, por është e vështirë. Nëse do renditemi të tretët, do tregojë se ne kemi rritje. Këto janë ndeshje me rivalë që do na falin eksperiencë.
Nëse nuk arrijmë Botërorin, ne do bëjmë gjithçka të kemi një skuadër gati për Europianin e 2024. Sot votova si lojtarin më të mirë, uroj të mos jetë shumë në formë përballë nesh.